Lajme

Leposaviq: Policia sekuestron 272 pajisje të kriptovalutave

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 08 January 2022

Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka sekuestruar 272 pajisje për minim të kriptovalutave në fshatin Trebicë të Leposaviqit , shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi se nga ky aksion është arrestuar një person.

“Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Gjithashtu ai tha se aksioni është zhvilluar pa incedente dhe se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

“Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Kujtojmë se më 4 janar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndaloi prodhimin e kripotavlutave për shkak të krizës me energjinë në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera