Sport

Leotrim Bekteshi tregon se kujt ia dedikoi golin e shënuar ndaj Dritës

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 24 February 2021

Prishtina e ka mposhtur Dritën me rezultat 2-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 21-të nën elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, golat për bardhekaltërit i shënuan Leotrim Bekteshi dhe Tun Bardhoku.

Pas ndeshjes Bekteshi ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku ka thënë se janë shumë të lumtur më këtë fitore.

-Advertisement-

Tutje ai golin e realizuar ia ka dedikuar bashkëlojtarëve.

“Atmosferë shumë e mirë kjo pas fitores. Jemi jashtëzakonisht të lumtur për fitore, uroj që të vazhdojmë kështu deri në fund. Pa dyshim që ndjehesh mirë kur shënon të cilin ua dedikoj bashkëlojtarëve të mi për angazhimin maksimal dhe për fitoren e merituar. Jemi duke bërë punë shumë të mirë dhe duhet të vazhdojmë t’i marrim ndeshje pas ndeshje”, është shprehur Bekteshi.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina renditet e treta me 41 pikën katër me pak se Ballkani që kryeson dhe tri me pak se Drita që pozicionohet e dyta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera