Fun & Video

Leopardi bie në pus, majmunët bëhen sebep që ai të shpëtojë nga mbytja (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 20 June 2018

Majmunët përveçse qesharakë, dinë të bëhen edhe të dobishëm për kafshët e tjera dhe këtë herë kanë treguar duke shpëtuar nga mbytja një leopard, që ra në një pus të thellë 7.6 metra.

Pasi panë leopardin brenda pusit pranë tempullit Sikar, Rajasthan në Indi, përcjell gsh, majmunët filluan të kërcenin dhe bërtisnin për të alarmuar në këtë mënyrën vizitorët aty pranë.

Dhe kështu ndodhi, pasi vizitorët të tërhequr nga sjellja e çuditshme e majmunëve shkuan pranë pusi dhe panë leopardin në fund të tij.

-Advertisement-

Ata thirrën rojet e pyllit në vendngjarje dhe aty nisi një mision shpëtimi me shkallë, duke bërë që leopardi të dilte shëndoshë e mirë e të vraponte drejt xhunglës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera