Rozë

Leonora mbështet fuqishëm këtë kandidat të PDK-së (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 08 June 2017

Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

E në këtë kohë fushate, shumë yje të njohura të estradës po zbulojnë partitë e kandidatët që ata po mbështesin, transmeton Gazeta Express.

Së fundmi këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka bërë thirrje që të votohet Mërgimi djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

-Advertisement-

Këngëtarja e njohur kishte postuar dy fotografi në profilin e saj në Instastory ku shihet së bashku me Mërgimin.

Leonora e Mërgimi shihen duke shtrënguar duart njëri-tjetrit pranë bustit të heroit Adem Jashari në Skenderaj.

Ajo ka kërkuar nga fansat e saj që më 11 qershor ta votojnë Mërgimin.

“Voto 35. Voto Mergim Lushtakun”, kishte lënë mbishkrim Leonora.

Leonora gjithmonë ka treguar se është  simpatizante e PDK-së.

Ajo ditë më parë ka kërkuar të votohet edhe kandidati tjetër për deputet i PDK-së, Abdyl Salihu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera