Sport

Leonit Abazi i Prishtinës realizon golin më interesant këtë sezon në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 23 November 2021

Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, golat për kryeqytetasit i realizuan Leonit Abazi (60’) dhe Bleart Tolaj (88’).

Leoni Abazi shënoi golin më interesant në këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.

-Advertisement-

Ai siç duket synimin e kishte për të harkuar për bashkëlojtarët e tij, por në fund topi përfundoi në rrjetë.

Më poshtë mund ta shikoni golin e shënuar nga futbollisti gjilanas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera