Lajme

Lënia e Pantiqit në arrest shtëpiak, Manxhuka: Ky aktlirim është akttradhëti

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 28 December 2022

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pasi ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuara masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Manxhuka ka thënë se “ky aktlirim është akttradhëti”.

-Advertisement-

Manxhuka e ka shpërndarë deklaratën e Kryeministrit Albin Kurti për Pantiqin, derisa ka shkruar se “Për kë punon kjo Gjykatë?!”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi, për Express.

Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Arrestimi i Pantiqit u bë shkas që serbët në Veri të vendosin barrikada nëpër rrugë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera