Lëngu i bizeleve për pastrimin e mëlçisë, trajtimi 3 ditor që ju duhet
Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 29 May 2020
Bizelja është një nga bimët më të para të kultivuara nga njerëzimi dhe akoma sot mbetet një nga ushqimet më të rëndësishme.
Vendlindja e bizeles është Azia perëndimore dhe Afrika e Veriut. Gjurmë të bizeles janë gjetur që në shekullin e pestë para Krishtit në Egjipt dhe Gjeorgji. Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore dhe kanë pak kalori.
Në një 100 gramë bizele gjenden 81 kalori. Bizelet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folatit dhe vitaminës B6. Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminën B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium. Këto vlera e bëjnë bizelen të shkëlqyer kundër plakjes, për imunitetin, energjinë, kundër rrudhave, Alzheimerit, artritit, bronkitit, osteoporozës, infeksioneve urinare, për shëndetin e kockave , parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kolesterolit të lartë, diabetit dhe kancerit në stomak.
Mënyrat e gatimit të bizeles janë zierja ose gatim në avull, megjithatë të mirat e saj mund të merren edhe nëpërmjet lëngut të bizeles që me barishte dhe fruta të tjera ofron një dozë të jashtëzakonshme vitaminash dhe mineralesh.
Lëng Bizelesh, Spinaqi, Molle, Kastraveci Për Detoks
Lëngu i mëposhtëm ka efekt alkalin dhe pastron organizmin nga toksinat e akumuluara gjatë ditës. Kombinimi i spinaqit, bizeles, limonit, kastravecit dhe mollës ofron mineralet e nevojshme për rigjenerimin e organizmit, pastrimit të mëlçisë dhe hidratimit të trupit.
Përbërësit:
1 grusht bizele
1 filxhan çaji spinaq
1 mollë jeshile e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat
1 limon pa lëkurë dhe bërthama
Gjysmë kastraveci
Një majë luge çaji kripë.
Kalojini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave dhe të perimeve, shtoni kripën dhe pijeni lëngun menjëherë. Këtë lëng mund ta pini rregullisht për tre ditë për një pastrim cilësor të organizmit nga toksinat e dëmshme që shkaktojnë një sërë sëmundjesh kronike dhe të rrezikshme. /AgroWeb
Të tjera
-
17 vjeçari e th*rr me thÃkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për krÃme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vrà sja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...