Sport

Lëndohet ylli i Real Madridit, humbet sfidën ndaj Interit në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 19 November 2020

Skuadra e Real Madridi ka marr një lajm të keq, pasi kapiteni Sergio Ramos ka pësuar një lëndim, shkruan Gazeta inFokus.

Ramos është lënduar në takimin që kombëtarja e Spanjës e ka fituar ndaj Gjermanisë me rezultat 6-0, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi spanjoll ka pasur një tërheqje muskulore dhe do ti mungoj Real Madridit në dy ndeshjet e radhës.

-Advertisement-

Ai nuk do të mund të luaj në vikend ndaj Villarrealit në La Liga dhe në mesjavë ndaj Interit në Ligën e Kampionëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera