Sport

Lëndohet ylli i kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 29 January 2021

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, ka pësuar një lëndim nga i cili pritet të mungoj dy javë, shkruan Gazeta inFokus.

27 vjeçari u transferua tek skuadra e Erzurumsporit para disa ditësh, por pas analizave të kryera ekipi i tij i ri ka njoftuar se lojtari ‘dardan’ do të rrijë jashtë fushave të blerta dy javë.

Rashani është dëmtuar gjatë seancës stërvitore të zhvilluar ditën e mërkurë.

-Advertisement-

Kujtojmë që sulmuesi i Kosovës ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Erzurumsporin, pas skadimit të kontratës me skuadrën norvegjeze, Oddsin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera