Lajme

Lëndohet rëndë një shtetas bullgar, dërgohet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 05 December 2023

Një shtetas bullgar është lënduar rëndë dhe si pasojë e kësaj është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Sipas policisë, rrethanat në të cilat ai është lënduar janë ende të paqarta.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

-Advertisement-

“Prishtinë 04.12.2023-23:20. Njësitet policore pas pranimit të informatës se në QKUK një person shtetas i huaj është duke marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar ankuesin shtetas i Bullgarisë, i cili kishte pësuar lëndime trupore në rrethana (ende) të panjohura. Ankuesi për shkak të lëndimeve (në nofullë), nuk ka qenë në gjendje të deklarohet. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera