Lajme

Lëndohet rëndë 26 vjeçari shqiptar, dyshohet të ketë shkelur në minë

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 25 February 2019

Një person ka mbetur i plagosur rëndë këtë të hënë, teksa ka qenë duke ruajtur gjedhët në kullotën e quajtur “Hani” në Subash të Gjirokastrës.

Ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse, e cila nuk dihet ende nëse zotërohej prej të plagosurit, apo ka qenë e groposur në terrenin e kullotës.

 

-Advertisement-

I plagosuri, i identifikuar si Vitjan Lluka, 26 vjeç, është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në kryeqytet, nëpërmjet një helikopteri, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Një grup hetimor, ndërkohë, ka nisur punën në bashkëpunim me prokurorinë për të mësuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera