Lajme

Lëndohet një person nga rryma në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 18 April 2023

Pas problemeve të shfaqura me rrymën në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë është lënduar një person.

Kështu ka thënë për Klankosova.tv Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve në Prishtinë, i cili potencoi se i gjithë problemi ka qenë me një trafo aty pranë.

Ai shtoi se një person është atakuar pa dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka kontaktuar me policinë, dhe janë në pritje të një informacioni zyrtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera