Lajme

Lëndohet nga plụmbi qorr një burrë në Viti

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 14 August 2024

Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore të martën në Spitalin Rajonal në Gjilan, pasi ka pësuar lëndime trupore nga një plumb qorr.

Sipas viktimës, nuk dihet se nga ka ardhur plumbi, derisa ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Rasti është ende duke u hetuar nga policia.

-Advertisement-

“Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjilan  si pasojë e një plage që sipas viktimës e ka mare nga një plumb qorr që nuk e di nga ka ardhur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./ Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera