Sport

Lëndohet Messi, detyrohet ta braktisë ndeshjes pas 15 minutave

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 20 October 2018

Lionel Messi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Barcelonës ndaj Sevillës në “Camp Nou”, dhe si pasojë është detyruar ta braktisë fushën e lojës.

Pas një çereku lojë, gjatë të cilit Messi shkëlqeu me një super asist dhe me një gol fantastik, argjentinasi e lëndoi dorën e djathtë pasi një rrëzimi të pakëndshëm.

Messi u përpoq të kthehej në fushë pasi mori tretman mjekësor për rreth 10 minuta, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

-Advertisement-

Si rrjedhojë, ai u zëvendësua nga Ousmane Dembele.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera