Lajme

Lëndohet duke prerë dru, vdes një person në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 27 April 2021

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra derisa ishte duke prerë dru në mal, shkruan Gazeta Infokus.

Policia e Kosovës njoftuar se viktima është dërguar në QKUK ku edhe ka vdekur.

Ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion

-Advertisement-

“Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera