Lajme

​Lëndohen dy persona në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 16 February 2022

Dy persona janë lënduar në një vetëaksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht tek Liqeni i Badovcit, ku një kombi doli ka dalë nga rruga, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00,në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tregoi Ahmeti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera