Lajme

Lëndohen disa punëtorë të Bechtel -Enka nga rrëzimi i materialeve ndërtuese

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 26 October 2018

Si pasojë e një incidenti që u ka ndodhur gjatë orarit të punës, konkretisht rrëzimit të disa materialeve të rënda ndërtimore kanë pësuar lëndime disa punëtorë të Bechtel-Enkas.

Ende nuk dihet numri i të lënduarve dhe nëse dikush prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore, por Policia dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt.

-Advertisement-

“Para 15 minutave te vendi i quajtur “Uji i Thartë” në afërsi të Hanit të Elezit, gjatë ndërtimit të autostradës e punuar nga Bechtel-Enka, janë rrëzu disa materiale ndërtimore dhe janë lënduar disa punëtorë. Policia dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi për Express.

Ndryshe, në incidente të ndryshme dhe të shumta janë përfshirë edhe më parë punëtorët e Bechtel-Enkas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera