Lajme

Lëndohen 8 persona nga vërshimet në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 16 August 2018

Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Suharekë nga vërshimet e mbrëmshme.

Këtë e bëri të ditur për KALLXO.com, shefi i Urgjencës së QKMF-së në këtë komunë, Sahit Halitjaha.

“Që nga mbrëmë në urgjencë janë trajtuar 8 persona të cilët kanë marrë lëndime të lehta pas gjendjes së shkaktuar nga vërshimet në fshatra dhe qendër të Suharekës. Të gjithë pacientët kanë marrë shërbime të nevojshme”, tha ai.

-Advertisement-

Lexo edhe: Vërshohet Suhareka (Foto)

Ndërsa në Njësinë Shpëtuese dhe Zjarrfikëse në këtë komunë për KALLXO.com, thanë se një pjesëtar i tyre duke larguar ujin ka marre lëndime më serioze në krah dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Prizrenit.

Suhareka që nga mbrëmë është përballur me vërshime dhe nga reshjet janë përmbytur shtëpi banimi në 50 për qind të fshatrave në këtë komunë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera