Lajme

“Lëndime të rënda”, policia jep detaje për aksidentin në Lipjan ku motoçikleta goditi këmbësorin

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 01 October 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi të hënën në Lipjan ku një motociklist goditi një këmbësor.

Sipas policisë, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera