Lajme

Lëndime nga gazi lotsjellës gjatë arrestimit të Albin Kurtit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 24 November 2017

Pas shpërndarjes së gazit lotsjellës nga policia e Kosovës, për të realizuar aksionin e arrestit për arrestimin e tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, ka pasur edhe lëndime të aktivistëve të tjerë të cilët e tentuan ta ndalnin arrestimin e tij.

Gazi lotsjellës ka ndal aktivistët që të mos e ndërpresin aksionin e policisë, ku më pastaj atyre iu ka shkaktuar lëndime të lehta. Gjatë kësaj përplasje të policisë dhe aktivistëve të Vetëvendosjes, lëndime të lehta kryesisht nga gazi lotësjellës kanë marr edhe gazetarët të cilët po përcillnin këtë ngjarje.

Në vendin e ngjarjes shihet se është prezente edhe autoambulanca e cila po i jep ndihmë aktivistëve të lënduar. /Infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera