Sport

Lëndim i rëndë i yllit të Kombëtares shqiptare, mungon 6 muaj!

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 21 August 2018
Lëndim i rëndë për Odise Roshin.

Dy shokë që në fëmijëri dhe dy bashkëlojtarë në të gjithë ekipet kombëtare të moshave.

Karriera i bën bashkë edhe momentalisht dhe janë dy nga lojtarët kryesorë të kuqezinjve. Mirëpo, fati i ka bërë bashkë edhe në një dhimbje. Odise Roshi ka “kopjuar” mikun e tij në Spanjë, Armando Sadikun, dhe ka pësuar dëmtim të ligamentit krociat. “Kështu e ka futbolli”, shprehet fillimisht mesfushori fierak i kontaktuar nga “Panorama Sport”.

Roshi ishte titullar në ndeshjen e fundit me Akhmat Groznin, por një kërcitje në gju bëri që të linte menjëherë tapetin e blertë. Nga kontrollet e deritanishme dyshohet për këputje të pjesshme të ligamentit kryesor të gjurit.

-Advertisement-

“Kam bërë kontrollet dhe është ende një dyshim fillestar. Megjithatë, për të saktësuar gjendjen, do të kryej një kontroll tjetër të specializuar në Romë”, vijon mesfushori i Kombëtares për gazetën. Roshi shton se ka qenë një moment i mirë i tij në këtë periudhë të sezonit nga ana fizike.

“Ishte moment ndalimi dhe goditjeje e topit. Në fillim bëra lëvizje normale dhe ishte një moment kur ndjeva kërcitje. Moment i parë ishte një ndjesi në kavilje, por në fragment në sekondës ndjeva kërcitjen e gjurit”, rrëfen futbollisti i Kombëtares.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera