Fokus

Lena Berisha: Nuk është egoizëm ta duash veten

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 12 March 2026

Aktorja Lena Berisha ishte e ftuar në emisionin motivues në Kosovë, “Zgjohu”, ku foli hapur për rrugëtimin e saj personal dhe sfidat që ka kaluar deri sa ka arritur të ndërtojë besimin tek vetja.

Ajo tregoi se dashuria për veten nuk ka ardhur menjëherë, por ka qenë një proces i gjatë i mbushur me sfida dhe përvoja që e kanë ndihmuar të njohë më mirë veten.

Sipas saj, vetëm pasi ka filluar ta vlerësojë dhe ta respektojë veten, edhe të tjerët kanë filluar ta trajtojnë me më shumë respekt.

-Advertisement-

“Edhe unë nuk e kam pas dashnin për veten prej fillimit. Më është dashur kohë dhe sfida për ta njohur veten. Kur jam rrëzuar dhe jam ngritur, e kam kuptuar që duhet ta krijosh vetë dashnin për veten. Nuk është egoizëm nëse e don veten”.

Ndiqni emisionin e plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy