Lëkundet Putin: Plani i Kinës i mirë, ia kam frikën Perëndimit!

Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 22 March 2023
Plani i paqes që Kina ka hartuar për Ukrainë mund të përdoret si bazë për t’i dhënë fund luftës, pohoi Vladimir Putin pas takimeve të këtyre ditëve me presidentin kinez Xi Jinping në Moskë.
Megjithatë, për shefin e Kremlinit, ai mund të paraqitet vetëm kur të jenë gati edhe “Perëndimi dhe Kievi”.
“Shumë pika të planit kinez të paqes mund të përdoren për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Por nuk shoh gadishmëri për këtë gjë nga ana e Perëndimit dhe Kievit.”– tha Putin.
Presidenti kinez u shpreh se qeveria e tij mbështet paqen dhe dialogun dhe se Kina është në anën e duhur të historisë.
“Kina ka një pozicion neutral ne luftën e Ukrainës. Ne udhëhiqemi nga parimet e Kombeve të Bashkuara dhe promovojmë një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Jemi gjithmonë në favor të paqes dhe dialogut.”- tha Xi Jingping, president i Kinës.
Plani me 12 pika i Kinës, apelon për bisedimeve paqeje dhe respektim të sovranitetit kombëtar, por pa propozime specifike.
Por Ukraina ka këmbëngulur që Rusia të tërhiqet nga territori i saj si kusht për çdo negociatë të mundshme dhe deri tani, nuk ka asnjë shenjë se Rusia është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë. Autoritetet e mbështetura nga Moska në Krimenë e aneksuar prej Rusisë njoftuan sot se kishin zprapsur një sulm nga tre dronë ujorë ndaj flotës së Detit të Zi në Gjirin e Sevastopolit e asnjë anije ruse nuk është dëmtuar.
Për disa qytete të Ukrainës dita sot nisi me bombardime të forcave ruse dhe tre vdekje në rajonin e Kievit. Ekipet e shpëtimit thonë se në mesin e viktimave ishte dhe një fëmijë 11 vjecar.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës dhe...
-
Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit
Futbollisti shqiptar, Mario Bacaj, ka vdekur në qendër të qytetit të ...
-
Përfundon takimi i Trump, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit
Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me e...
-
Ambasadorët Rohde dhe Guerot bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve
Depresive e ka quajtur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dështimin pë...
-
Konflikti Izrael-Iran, udhëheqësit botërorë përpiqen ta parashikojnë lëvizjen e radhës të Trump
Udhëheqësit botërorë këtu në G7 duket se po përpiqen të hamendësojnë se çfarë...
-
Krasniqi i kërkoi 19 votat e LDK’së për ta bërë shumicën, Muhaxheri i përgjigjet: Jemi tri vota mangët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i është përg...
-
Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtar...
-
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izra...
-
Raportohet se ky do te jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën
Lëvizja Vetëvendosje siç duket e ka ndarë mendjen për kandidatin e tyre për k...
-
Zj*arr në kuzhinën e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, s’ka të lënduar
Është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të...
-
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, nga Izraeli, ka treguar në për s...
-
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja pritet që të thërrasë deri n...