Lajme

“Leksioni” i radhës nga Islanda, një ligj për barazi…edhe në pagë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 03 January 2018

Prej kohësh, Islanda konsiderohet si vendi i parë në botë përsa u takon të drejtave dhe mbrojtjes grave, barazisë mes sekseve si dhe luftës ndaj çdolloj diskriminimi të grave.

Që prej këtij viti, kjo pozitë e Islandës forcohet akoma më shumë prej ligjit të ri, që jo vetëm garanton mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, por mbi të gjitha imponon pagën e barabartë për punë të njëjtë.

Ligji u miratua majin e viti të shkuar me mbështetje nga të gjitha palët politike dhe hyri në fuqi më 1 janar 2018. Është detyra e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga kryeministrja Katrin Jakobsdóttir që ta implementojë me efikasitet.

-Advertisement-

Ligji thotë se çdo burrë dhe grua që bëjnë të njëjtën punë, duhet të marrin të njëjtën pagë në kompanitë apo privatë me 25 punonjës e më shumë dhe sigurisht në çdo institucion publik.

Ky është ligji i parë i këtij lloji në botë dhe përbën një hap tjetër përpara të vendit që konsiderohet më feministi në planet. Me hyrjen në fuqi të ligjit të miratuar nga Parlamenti, gjysma e të cilit përbëhet nga gratë, autoritetet do të nisin kontrollet sistematike në kompani dhe institucione. Kushdo punëdhënës që nuk respekton parimin e ri të pagës së barabartë për punë dhe kualifikim të njëjtë, do të gjobitet shumë rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera