Sport

Leksion për dashurinë ndaj kombit, Ronaldo: Kur e veshi fanellën e Portugalisë…

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 17 June 2018
“Unë jam një punëtor i vullnetshëm i kombit tim. Mbështetja e njerëzve është forca ime më e madhe”.
Pseudonimet për të thjesht kanë përfunduar dhe do të ishte banale të përsëriteshin, pasi vetë Cristiano Ronaldo, pas tre golave të djeshëm dhe barazimit me Spanjën, etiketon veten e tij si një makineri, e cila nuk rresht kurrë së përmirësuari.

• A mund t’ju krahasojmë tani me një makineri perfekte që nuk tradhton kurrë në ndeshjet e mëdha?

“Po, jam një makineri e fortë, sepse tre golat e mi janë pasqyra më e mirë e kaq shumë viteve stërvitje intensive, jo vetëm në klub e kombëtare, por edhe personale.

• Nga buron forca juaj?

-Advertisement-

“Njerëzit gjithmonë kanë besuar tek unë, sidomos kur më është dashur që të vesh fanellën e kombëtares sime dhe unë jam një punëtor i vullnetshëm i kombit tim. Mbështetja e njerëzve është forca ime më e madhe.

• Spanja e dominoi ndeshjen. A mendoni se ishte rezultat i drejtë?

“Natyrisht që ishte rezultat i drejtë. Duke parë rastet që krijuam në lojë, jam i bindur që po.

• Pse vuan kaq shumë Portugalia juaj?

“Ne ndoshta gabuam shumë në pjesën e parë. Duhej të ishim më të vëmendshëm.

• Megjithatë, Spanja kontrolloi gjithnjë lojën…

“Po, në pjesën tjetër të ndeshjes ishte Spanja që e kontrolloi topin dhe normalisht edhe lojën, prandaj mendoj se ky barazim i përgjigjet më së miri gjithçkaje që u pa në fushën e lojës. Ne nuk matemi dot me Spanjën në qarkullimin e topit, por ama e dinim se do të kishim shanset tona dhe sakrifikuam deri në fund.

• Sa vlen ky barazim në debutim?

“Vlen shumë, sepse e gjithë skuadra sakrifikoi, kundërsulmoi, u tregua e duruar dhe në fund dolëm të pamposhtur përballë një prej kombëtareve favorite për fitoren e Kupës së Botës. Ishte një start shumë pozitiv për ne. Gjithsesi, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se jemi një nga skuadrat pretendente për ta fituar trofeun, por jo favorite. Së bashku me Spanjën kemi shanse të mëdha të kalojmë grupin, por duhet të vazhdojmë me goleadat në ndeshjet e tjera. Nuk dua ta ndalim hapin”, përfundoi Ronaldo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera