Lajme

Lekaj: Vuçiq vazhdon të mbajë gjallë regjimin e Millosheviqit

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 05 December 2019

Pas deklarimeve të presidentit Aleksandër Vuqiq, i cili tha se masakra e Reçakut është një trillim dhe storie e sajuar nga William Walker, ka pasur reagime të shumta si nga politika edhe nga sfera të tjera.

E një reagim të tillë e ka bërë edhe Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se edhe 20 vjet pas luftës Kosova po bart pasojat e gjenocidit serb, shkruan gazeta inFokus.

Dhe ndër të tjera ka thënë se ushtarët e lirisë po përballën me gjykatën speciale.
Lekaj thotë se sikur të mos mjaftonin këto, Vuçiq nuk ndal gjuhën e urrejtjes dhe vazhdon ta mbaj gjallë Milloshoviqin.

-Advertisement-

“Ende 20 vjet pas luftës Republika e Kosovës po bart pasojat e gjenocidit serb dhe sikur të mos mjaftonte kjo, padrejtësisht, ushtarët e lirisë po përballen me Gjykatë Speciale.
Sikur të mos mjaftonte lufta e paskrupullt ndaj ekzistencës së pamohueshme të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Vuçiq nuk ndalë gjuhën e urrejtjes ndaj nesh. Ai vazhdon të mbajë gjallë regjimin e Milloshoviqit.
Është shqetësuese që një shtet i tillë, i etur për të shkaktuar destabilitet në rajon, të konsiderohet aspirues për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Këta të fundit do të duhej të reflektonin ndaj një lideri të tillë që nuk arrinë të shërojë veten nga urrejta e sëmurë për shqiptarët dhe të korrigjonin padrejtësitë që i janë bërë shtetit tonë”, ka shkruar Lekaj./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera