Lekaj vizitoi punimet në autostradën “Arbën Xhaferi” (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 18 January 2018
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”, duke u njoftuar nga afër më përparimin e arritur në punime në këtë pjesë të mbetur të kësaj autostrade. Lekaj ka deklaruar se segmenti i kësaj autostrade nga Ferziaj e deri në Doganaj, do të përurohet në qershor të këtij viti, ndërsa pjesa e tjetër në fund të vitit 2018-të. Poashtu ministri Lekaj, ka sqaruar edhe njëherë se shuma nga 63 milionë euro, është pretendim i kompanisë “Bechtel & Enka” dhe se ai asnjëherë nuk ka thënë se do të paguhet, duke sqaruar më tej se janë në bisedime me kompaninë “Bechtel & Enka” për këtë pretendim, që Ministrisë së Infrastrukturës i bie barrë nga qeverisja e kaluar.
“Ne sot dolëm për të vizituar punimet që janë duke u bërë në autostradën “Arbën Xhaferi” dhe pamë një përparim të dukshëm, kurse lajmi i mirë është që ky segment i rrugës nga Ferizaj e deri në Doganaj do të përfundohet deri në qershor dhe kështu i afrohemi kufirit me Maqedoninë për njëzet kilometra të tjera, ku pastaj mbeten edhe 20 kilometrat e fundit, apo segmenti i fundit që përfundon me 31 dhjetor të këtij viti. Unë jam kënaqur me punët e kryera dhe do të jemi të kujdesshëm që të kryejmë edhe ne obligimet tona, por do të kërkojmë edhe standarte të larta. Sa u përket 63 milionë eurove të pretendura nga kompania “Bechtel & Enka”, unë e kam sqaruar mjaftë mirë, se ajo nuk i takkon periudhës tonë të 100 ditëshit, por i takon periudhës tri vjeçare 2014-‘15 dhe ’16, ku qeverisja paraprake nuk i ka kryer obligimet e veta dhe ka ardhur deri te ky pretendim i ketij 63 milonëshi, por që asnjëherë nuk kam thënë se do të paguhet, por që do të negociohet dhe e falnderoj edhe kompaninë “Bechtel & Enka” për gatishmërinë që kjo shumë të negociohet dhe se obligimeve kontraktuale dhe ligjore nuk do t’u shmangemi. Ndërsa për 100 ditët tona vërehen përparimet dhe theksoj se janë bërë të gjitha shpronësimet, është përfunduar segmenti i dytë dhe segmenti i tretë pritet të përurohet në qershor, kurse në tërësi ky projekt përfundon me 31 dhjotor 2018”, ka thënë ministri Lekaj.
Ndërsa, drejtori i projektit i kompanisë „Bechtel & Enka“, Riyadh Alkhazjari, ka falenderuar ministrin Lekaj për bashkëpunimin e sinqertë dhe tejet konstruktiv, që nga momenti kur ai ka ardhur në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.
“Kjo është një vizitë e rregullt që ministri Lekaj ua bënë punimeve në mbikëqyrje të përparimit të punimeve të këtij projekti kyç infrastrukturor. Jemi të moblizuar në këtë segment të fundit të autostradës pranë kufirit me Maqedoninë, këtu në Elezhan. Ne jemi në vazhdimësi duke përparuar sipas planit dhe kërkesës së ministrit. Jam i lumtur të konfirmoj se me ndihmën dhe lidershipin e ministrit, kemi shënuar përparim në hapjen e segmentit të ri që u bë deri në Ferizaj, ndërsa jemi në rrugë të mbarë që ta hapim edhe segmentin tjetër siç e tha edhe ministri deri në Doganaj në qershor të këtij viti. Dua ta falenderoj tërë ekipën e inxhinierëve dhe ekipën e ministrit, por në veçanti ministrin, i cili që kur ka marrë në udhëheqje ministrinë, ka mënjanuar shumë pengesa që na mundësojnë ne të lëvizim suksesshëm drejt finalizimit deri në fund të këtij viti dhe presim mbështetje nga ai edhe mëtutje që ky projekt të jetë një sukses për qytetarët e Kosovës dhe rajonin”, ka thënë Riadh Alkhazjari.
Në fund të vizitës, ministri Lekaj, ka konfirmuar se ky projekt do të përfundoi me kohë dhe nuk do të ketë asnjë vonesë për asnjë projekt që ka ndikim në zhvillim të vendit. Lekaj ka konfirmuar se në vitin 2019-të do të fillojë së ndërtuari edhe autostrada e Dukagjinit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...