Lajme

Lekaj: Vetëm ndonjë apokalips mund ta dëmtojë urën e Autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 08 August 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar punët që po bëhen në ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Për urën që po ndërtohet në një segment të Autostradës, Lekaj tha se ajo do të jetë ura më e gjatë në rajon.

Sipas tij, kjo urë do t’u mundësoj qytetarëve dhe bizneseve të zhvillojnë ekonominë e tyre shumë më shpejtë.

-Advertisement-

Sipas Lekajt, investimet e tilla mundësojnë integrimin rural e urban të Kosovës, por mbi të gjitha po bëhemi epiqendër moderne e lidhjes se korridoreve ndërkombëtare.

Në një postim, ai ka shpalosur detajet e urës, të cilën e konsideroi si investimi më i madh i ndodhur në Kosovë.

“Autostrada “Arbën Xhaferi” është rreth 65 kilometra e gjatë. Në ketë projekt, janë të angazhuar mbi 3000 njerëz, rreth 80 % janë përsonel vendor; 344 kompani lokale, në shërbim dhe ndërtim; 80% e buxhetit të kuotuar në ketë projekt do t’i rikthehet prapë GDP-së vendore. Ura nga Kaçaniku deri në Elez Han është rreth 6 kilometra; Në të do të vendosen mbi 1400 trare të prodhuara në vend, në dimensione nga 35 deri në 45 metër; Janë vendosur rreth 165 shtylla, lartësia e të cilave varion nga 3 metra deri në 80 metra; Është hedhur mbi 147 mijë metër kup beton; Pyetjes për jetëgjatësi të kësaj ure, i përgjigjemi me argumente të profesionistëve: “vetëm ndonjë apokalips, ndryshe është i përjetshëm konstruksioni i saj”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij në “Facebook”.

Punimet në urën e Autostradës “Arbën Xhaferi” përfundojnë në fund të shtatorit të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera