Lekaj u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 26 December 2017
Ministri Lekaj, në një takim të rregullt pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj, përveç tjerash ka diskutuar edhe për sigurinë e aviacionit civil. Ministri Lekaj, kërkoi nga Drejtori Gjonbalaj zbatimin e standardeve të sigurisë së aviacionit civil në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane dhe me legjislacionin e Republikës së Kosovës.
Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj, ia konfirmoi edhe një herë ministrit Lekaj, se siguria e aviacionit civil është në nivel me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Republika e Kosovës i zbaton me përpikëri të gjitha kërkesat që dalin nga Marrëveshja për Hapësirën e Përbashkët të Aviacionit (MHPA), lidhur me sigurinë e aviacionit civil.
Gjonbalaj tha se që nga viti 2009 janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të hyrë në aranzhime kontraktuale me Agjencionin Evropian për Siguri të Aviacionit (AESA), në mënyrë që të krijohet baza ligjore për auditime dhe inspektime të rregullta të sigurisë së aviacionit civil njëjtë si në të gjitha shtetet e rajonit pjesë e MHPA-së. Edhe pse këto aranzhime nuk janë krijuar deri më tani, me kërkesë të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, vitin e kaluar AESA ka bërë një auditiim gjithpërfshirës në fushën e sigurisë së shërbimeve të navigacionit ajror, duke përfshirë këtu Agjencionin për Shërbime të Navigacionit Ajror dhe AACK. Raporti i AESA-së nuk ka nxjerrë asnjë shqetësim të sigurisë. Të gjitha çështjet dhe observimet e ngritura gjatë audtimit të AESA-së janë trajtuar dhe janë mbyllur me sukses./INFOKUSI
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...