Lajme

Lekaj thotë se pret interpretim ligjor për penallti ndaj “Bechtel & Enka-s”

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 06 February 2019

Ministri i Infrastrukturës, i cili dha nënshkrimin për aneksin e kontratës me Bechtel & Enkan për autostradën e Shkupit, nuk po e sheh atë si zgjatje të punimeve.

Sipas aneksit të kontratës që e ka publikuar KDI-ja në fund të 2018-s, qeveria do t’i paguajë Bechtel&Enkas borxhin prej 53 milionë eurosh, por edhe do t’i zgjatet përfundimi i punimeve kësaj kompanie për autostradën Prishtinë – Shkup.

Por, duke ia zgjatur përfundimin e punimeve, sipas KDI-së, qeveria ia ka pamundësuar vetes që të kërkojë penallti nga kjo kompani për vonesa në punimet, që me kontratë do të duhej të përfundonin më 31 dhjetor, 2018.

-Advertisement-

Por, Lekaj insiston se, nëse e parasheh kontrata, “Bechtel & Enka” nuk do të shpëtojë nga penalltia.

Në pikën 5 të aneks-kontratës të nënshkruar më 5 shtator 2018, thuhet se ‘koha e kompletimit të punimeve zgjatet për 152 ditë’.

Ndërsa, pagesa e 53 milionëshit ka filluar të bëhet prej 1 korrikut të 2018-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera