Lajme

Lekaj: Të enjten ose të premten mbahet seanca për zgjedhjet e kryekuvendarit

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 03 September 2017

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Lekaj për televizionin publik nuk ka përjashtuar mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshje zyrtare ndërmjet koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) dhe AKR-së, për detajet e së cilës ka thënë se është i autorizuar të flasë vetëm i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, i cili sipas tij është i përfshirë në këtë proces.

Zyrtari i AAK-së thotë se “koha e humbur do të kompensohet me punë intensive” të siç, tha ai, “kryeministrit të ardhshëm, Ramush Haradinaj”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera