Lajme

Lekaj sot priti në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 24 January 2018

Ministri i Infastrukturës priti sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj, si dhe  Janez Satjovic, nga kompania sllovene “Kontel”njëherit edhe përfaqësues i mbi njëzet kompanive sllovene të infrsatrukturës.

Në fillim të takimit ministri Lekaj, i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Bertoncelj, duke e falenderuar atë edhe për kontributin e Republikës së Sllovenisë në shtetndërtimin e Kosovës.

Ministri Lekaj, e njoftoi ambsadorin lidhur me projektet të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe lidhur me interesimin e ministrisë që t’iu ipet mundësi dhe hapsirë të gjitha  kompanive vendore dhe ndërkombëtare që kanë nivel të lartë të përgjegjësisë dhe profesionalizmit.

-Advertisement-

Ambasadori duke e falenderuar Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për pritjen ka theksuar rëndësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, jo vetëm në zhvillimin e brendshëm të vendit, por edhe në zhvillimin rajonal, nëpërmjet projekteve infrastrukturore.

Ministri Lekaj dhe Ambasadori Bertoncelj kanë biseduar edhe për projekte që kanë të bëjnë më infrstrukturën hekurudhore dhe nevojën e modernizimit të tyre, si dhe projekte të infrastrukturës rrugore, e për të cilat kërkohet standart dhe teknologji e lartë.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera