Lajme

Lekaj shpreh shqetësimin e qytetarëve dhe bizneseve kosovare për taksën në ‘Rrugën e Kombit’

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 29 March 2018

Të dielën e javës së kaluar ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit, që do të aplikohet pas dhënies së saj në koncesion nga ana e qeverisë.

Testimi pritet të zgjasë rreth dy javë, ndërsa qarkullimi me pagesë pritet të fillojë rreth datës 15 prill. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.

Ndërkohë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shprehur shqetësimin e qytetarëve dhe bizneseve kosovare për shumën e taksës rrugore, që kanë vendosur autoritetet shqiptare për automjetet që lëvizin në autostradën “Rruga e kombit”.

-Advertisement-

Lekaj ka thënë gjithashtu se i ka shkruar homologut të tij në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe ka kërkuar që autoritetet shqiptare të shqyrtojnë edhe një herë lartësinë e taksës së vendosur

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera