Lekaj: Rruga Deçan-Plavë vazhdon pa cenuar zonën e mbrojtur
Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 27 August 2018
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, të hënën takoi komandantin e Forcave të përbashkëta të NATO-s, admiralin James Foggo dhe komandantin e KFOR-it Salvatore Cuoci, me të cilët kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Ministri Lekaj i njoftoi se viti 2018 është vit i zhvillimit të infrastrukturës, i cili do t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik. Lekaj përsëriti qëndrimin e tij se trashëgimia kulturore, trashëgimi kjo e qytetarëve të Kosovës, do të mbrohet gjithmonë.
Admirali Foggo i ofroi ministrit Lekaj ndihmën e pakursyer për çfarëdo gjëje që ka nevojë dhe e falënderoi për sqarimet e detajuara që projekti i rrugës Deçan- kufiri me Malin e Zi, është duke u zhvilluar në të mirë të qytetarëve pa dëmtuar askënd.
Pas takimit është mbajtur një konferencë shtypi, ku pos tjerash ministri Lekaj tha: “Zhvillimi infrastrukturor ka impakt pozitiv edhe në zhvillimin e turizmit në zonat malore. Ne do të punojmë që Kosova brenda dy tri viteve të duket më ndryshe sa i duket infrastrukturës rrugore. Ne u zotuam po ashtu që aty ku janë zonat e mbrojtura pa ndonjë marrëveshje të mos kemi ndërhyrje të njëanshme, por shpresoj që marrëveshjet do të gjinden sepse do të dominojë e mira e përgjithshme për qytetarët dhe nuk besoj që do të ketë qytetar apo personalitet që t’i frenojë këto zhvillime që do të kenë impakt pozitiv të drejtpërdrejtë tek qytetarët, ngase ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata qofshin ata personalitete politike apo fetare dhe ne do t’i trajtojmë ata barabartë të gjithë qytetarët. Unë dhe kryetari u zotuam që të mos ndërhyjmë në asnjë zonë të mbrojtur pa marrëveshje dhe do të respektojmë ligjin ashtu siç duhet”, tha ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Admirali Foggo duke folur për rëndësinë e zhvillimit ekonomik tha që me këtë tempo të zhvillimit dhe me këtë dinamikë të punëve nga të gjithë nga sa ka parë ai, zhvillimi ekonomik nuk do të jetë i largët për Kosovën. Kurse sa i përket rrugës Deçan – kufiri me Malin e Zi tha se pajtohet me çka tha ministri Lekaj dhe se çdo marrëveshje mes palëve është e mirëseardhur.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































