Lajme

Lekaj: Peja e Istogu përfitojnë shumë nga autostrada e Dukagjinit

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 30 January 2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në dëgjimet publike me qytetarët e Pejës dhe Istogut për autostradën e Dukagjinit.

Lekaj kërkoi komentet dhe sugjerimet e qytetarëve për këtë projekt të rëndësisë së madhe për zhvillimin e Dukagjinit.

Ministri tha se kjo autostradë do të ndikojë dukshëm në lëvizjen e lirë të mallrave e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

-Advertisement-

Ai shtoi se Peja dhe Istogu përfitojnë shumë nga qasja në këtë autostradë,  e cila i lidhë ato dhe Kosovën me korridoret pan-evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera