Lajme

Lekaj nuk shkon në Graçanicë, shkak mungesa e simboleve shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 25 Tetor 2018

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka refuzuar të zhvilloj vizitën e paralajmëruar në komunën e Graçanicës, me të marrë vesh se kjo e fundit ka refuzuar të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi.

Për Lekajn dhe kabinetin e tij, është e pa pranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohen me simbolet e shtetit që i përkasin, Republikës së Kosovës.

I pari i Infrastrukturës do të jetë edhe më tutje afër qytetarëve të kësaj komune, duke paraparë edhe projekte konkrete infrastrukturore për plotësim të nevojave të tyre.

-Advertisement-

Ministri Lekaj falënderon mediet që shprehën gatishmërinë që të përcjellin këtë aktivitet dhe kërkon mirëkuptimin e tyre.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy