Lekaj: Nuk i përjashtojmë edhe protestat në rrugë dhe ndaljen e aktiviteteve e eksperimenteve të kësaj qeverie
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 27 July 2023
Pas deklaratës së deputetit të Levizjes Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, për rrëzimin e Qeverisë ku thotë se nuk ka fuqi politike ta rrëzoj Qeverinë Kurti, ka reaguar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratës së Bajqinovcit, duke thënë se rrëzimi nënkupton bllokimin e punëve të Komisionit dhe Seancave parlamentare, dhe në momentin që ndalet puna dhe funksionimi i legjislativit atëherë Qeveria duhet të jap dorëheqje.
“Rrëzimi nënkupton bllokimin e punëve të Komisionit dhe Seancave parlamentare, përmes mjeteve demokratike. Dhe në momentin që ndalet puna dhe funksionimi i legjistlativit atëherë një qeveri normale jep dorëheqje dhe vendi shkon në zgjedhje ”, u shpreh Lekaj.
Tutje ai thotë se në rast që cenohet shtetësia dhe siguria e shtetit mund të ketë edhe protesta në rrugë dhe të bllokohen të gjitha aktivitetet dhe eksperimentet e kësaj Qeverie.
“Gjithashtu, në rast që cenohet shtetësia dhe siguria e shtetit, ne nuk përjashtojmë edhe protestat në rrugë dhe ndaljen e aktiviteteve dhe eksperimenteve të kësaj Qeverie”, tha Lekaj.
Lekaj për deputetët e pushtetit thotë se nuk kanë kulturë politike, dhe kanë arrogancë në çdo komision dhe seancë parlamentare.
“Deputetët e pushtetit në vazhdimësi janë ata të cilët nuk kanë kulturë politike dhe kanë arrogancë në çdo komision e seancë parlamentare, duke dëmtuar mundësin e politikave të mira publike për vendin tonë. Duke shfrytëzuar numrat dhe fuqinë e Qeverisë, çdo ide dhe çdo politikë që e kemi filluar që 3 vite në të mirë të qytetarëve dhe shtetit është refuzuar dhe nuk kemi marrë përkrahje”, shtoi ai për Blic.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...