Lajme

Lekaj lavdërohet për “sanimin rekord” të rrugës Kaçanik- Han i Elezit

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 29 May 2018

Pas 20 ditësh prejse u mbyll, rruga Kaçanik – Hani i Elezit është hapur për qarkullim, raporton KTV.

Përveç mënjanimit të dheut dhe gurëve që kishin rrëshqitur, është shtruar edhe një shtresë asfalt përgjatë kësaj pjese.

Në vendin ku ka rrezik për rrëshqitje të dheut dhe për shembje, është vendosur një tjetër mur mbrojtës i gjatë rreth 250 metra.

-Advertisement-

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se gjendja e rrugës u sanua në kohë rekorde. E, nga kompania “Betchtel&Enka”, e cila ishte përgjegjëse për këtë projekt, deklaruan se janë bërë punime cilësore.

Vendimin për hapjen e kësaj rruge e kanë mirëpritur banorët e kësaj ane, të cilët me protesta e kundërshtuan, me arsyetimin se kishin mbetur të bllokuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera