Lajme

Lekaj: Kryeministri po bën shantazhe e presion duke u thirrur në miqësinë e SHBA-së e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 08 May 2017

Pas takimeve të kryeministrit, Isa Mustafa me ambasadorin amerikan, Greg Delaëie e po ashtu, pas lajmërimit se ky i fundit do takojë nesër disa deputetë të LDK-së, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Në një deklaratë për Indeksonline, Lekaj tha se është jashtë çdo logjike demokratike që kryeministri i Kosovës po bën presion dhe shantazhe duke u thirrur në emër të miqësisë me SHBA-në dhe BE-në.

“Logjika çfarë është duke e ndjekur kryeministri i kësaj qeverie në ikje, me të gjitha këto presione e shantazhe, në radhë të parë ndaj deputetëve të partisë së tij por edhe indirekt ndaj të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke u thirrur në miqësinë me ShBA-në dhe BE-në, është jashtë çdo logjike demokratike.

-Advertisement-

Sipas  Lekajt, kjo tendencë ka ndodhur edhe në të kaluarën në regjimet autoritare e moniste, por kjo nuk mund të ndodh në demokraci.

“Kjo tendencë për të ndikuar mbi përfaqësuesit e sovranit ka ndodhur në të kaluarën nga regjimet autoritare e moniste, por jo në demokracitë pluraliste kur deputeti si përfaqësues i popullit edhe sipas Kushtetutës e ka të drejtën e vendosjes ashtu siç atij i duket se është me në rregull për vendin dhe qytetarët”, ka shtuar ai.

Lekaj thotë se këto veprime të fundit, kryeministrit do t’i mbesin njolla shtesë në qeverisjen e tij, por nuk do ta shpëtojnë nga rënia e cila tashmë ka marrë formën e vet dhe po materializohet gradualisht./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera