Lajme

Lekaj kërkon rigorozitet të ligjit në terren

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 07 June 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, takoi sot inspektorët e Inspektoratit të kësaj ministrie, nga të cilët ka kërkuar që të mos bien pre e neglizhencës së individëve apo kompanive që bien ndesh me ligjin.

“Të materializohet ligji në teren, të mos kursehet askush që ka rënë ndesh me ligjin, qoftë kompanitë që ndërtojnë rrugët, ato që i mirëmbajnë, të kontrollohen kyçjet në rrugët magjistrale, nacionale dhe autostrada, panot reklamuese, kontrollet teknike, autoshkollat, njësitë e patentë shoferit, stacionet e autobusëve dhe mirëmbajtja e linjave të transportuesve të udhëtarëve dhe të gjitha të tjerat që janë në domenin e Departamentit të Inspektoratit”, tha Lekaj.

Ai u ka ofruar mbështetje të pa rezervë inspektorëve kurdo që ata kanë nevojë dhe inspektorëve të rinj në kryerjen e detyrave për siguri më të madhe për pjesëmarrësit në trafik, që të mos ketë aksidente me epilog fatal.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera