Lajme

Lekaj i drejtohet me pyetje ministres Rizvanolli: Tregona a do me ua pagu serbëve në veri rrymën?

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 27 April 2021

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, është duke raportuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në drejtim të ministres ka pasur disa pyetje deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Ai fillimisht ka pasur kritika ndaj deputetëve të LVV-së që janë pjesë e komisionit duke thënë se të njëjtit janë duke e luajtur rolin e zëdhënësit.

-Advertisement-

“Nuk duhet ta ruajnë rolin e zëdhënësit por t’i qasne problemit ashtu sic është Kanë kërkuar krejt dhe drejt dhe tani askush nuk duhet t’i provojë që të veprojnë”, tha Lekaj.

Deputeti i AAK-së, ka pyetur nëse Qeveria Kurti do të marrë vendim që qytetarët në veri të mos paguajnë për rrymë.

“A doni me komentu energjinë te qytetarët që paguhet që sa vite, apo doni me ndryshu qasje, se jemi lodhë 20 vite 20 vite po cka po bëni ju ne e dijmë dhe ne nuk jemi të çmendur që për një muaj mund të zgjidhni cdo problem, e dimë kur e keni marrë pozitën, e dimë që brenda 1 muji a 1 viti s’keni me ba mrekulli, ne po dojmë një qasje tjetër. Nëse keni mëndu që krejt të mirat në Kosovë mos mi pranu, thuajse që është zhduk cdo gjë që është punuar nga cdo qeveri, por tani në fjalor duhet me u hjek ka qenë kështu, po ju cka doni me ba, a doni me vepru drejt, a doni me ju qas ndryshe problemeve që i ka Kosova”, tha Lekaj.

“Ne ju kemi thënë se do ta keni mbështetjen e fuqishme, e keni tani Qeverinë 50+1 e keni momentumin me ju tregu qytetarëve që me të vërtetë kanë pas të drejtë me ju votu, ose është e kundërta”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera