Lajme

Lekaj: Haradinaj nuk e ka ndërmend të heq taksën ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 01 February 2019

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk e ka ndërmend të heq taksën ndaj Serbisë.

Lekaj, në  RTV Dukagjini, ka thënë se nuk do t’i plotësohen dëshirat Beogradit që të largohet taksa.

“Haradinaj është që të përkrahë dialogun pa vendos kushte kur ne nuk kemi vendos kushte”, tha ai.

-Advertisement-

Nënkryetar i AAK-së ka thënë se taksa ka qenë vendim i koalicionit, dhe liderët ishin dakorduar që të mos zbehen gjatë rrugës.

“Haradinaj ishte dakorduar me Kryetarin e Kuvendit që taksa të shkojë në 100%. Ata gjithashtu janë dakorduar që gjatë rrugës nuk guxojnë të zbehen dhe taksa të mbahej deri në njohje. E them publikisht, nuk mendoj dhe as që e ka ndër mend që Haradinaj të hamendet e të pezullojë taksën”, deklaroi ndër të tjera Pal Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera