Lajme

Lekaj: Hapet rruga që çon drejt Restelicës

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 04 March 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se pas reshjeve të pandërprera të shiut, situatë shumë e vështirë ka qenë edhe te rruga që të dërgon në Restelicë, komuna e Dragashit dhe duke iu falënderuar kompanisë për mirëmbajtje, tani rruga është e hapur plotësisht.

“Vlen të theksohet se po veprohet në të gjitha segmentet rrugore për t’i rikthyer ato në kushtet e normalitetit”, shkruan Lekaj në Fecbook.

Ai gjatë ditës ka inspektuar edhe urën në Smolicë të Gjakovës, e cila ka nevojë për ndërhyrje.

-Advertisement-

Ministri Lekaj tha se do të regjistrojnë të gjitha dëmet që janë shkaktuar në infrastrukturë nga reshjet e shiut dhe vërshimet e shkaktuara.

“Pikat që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente do të riparohen shumë shpejt”, premton Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera