Lajme

Lekaj: Buxheti për vitin 2024 nuk është as zhvilimor e as i suksesshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 16 November 2023

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, në seancën e sotme ku po diskutohet për projekt-buxhetin për vitin 2024, ka thënë se ky nuk mund të quhet as buxhet zhvillimor e as i suksesshëm.

Lekaj ka thënë se buxheti po bëhet pa i përfillur kërkesat buxhetore të komunave.

“Për ne si AAK, ky buxhet ka shumë mangësi dhe nuk përmbushë nevojat e kërkesat reale të të gjitha kategorive buxhetore. Ky buxhet nuk është buxhet i qytetarëve të Kosovës, sepse po bëhet pa i përfillur kërkesat buxhetore të komunave, të shoqërisë civile, të institucioneve qendrore publike, të sindikatave, të njësiteve tjera buxhetore dhe propozimeve të partive opozitare”, ka thënë ndër të tjera Lekaj.

-Advertisement-

Tutje, Lekaj ka akuzuar për favorizim të komunave që udhëhiqen nga Vetëvendosja.

“Me këtë buxhet, keni krijuar pabarazi dhe diskriminim të komunave e qytetarëve, ku projektet e Ministrive janë të orientuara tek komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosja. Psh. më shumë keni ndarë buxhet për një komunë me 40 mijë banorë sesa për një komunë me 400mijë banorë, vetëm për faktin që nuk është komunë e Vetëvendosjes.

Me këtë buxhet, projektet në infrastrukturë, autostrada dhe rrugë janë aty ku kanë qenë, skeni marrë asnjë vendim për të lëvizur ndonjë gurë në projektet zhvillimore. Keni vazhduar duke harrnuar projektet që kanë qenë si magjistralja e Pejës, Podujevës, Gjilanit, Mitrovicës, ndërsa keni lënë anash autostradën e Dukagjinit e shumë projekte të tjera të rëndësishmë të Kosovës”, ka thënë Lekaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera