Lejuan ndërtim pa leje, procedohen dy inspektorë të policisë bashkiake në Tiranë
Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 21 August 2017
Dy inspektorë të Kontrollit në terren të Policisë Bashkiake Tiranë janë proceduar dhe pezulluar nga detyra pasi kanë lejuar një ndërtim pa leje (lavazh) duke shkelur detyrën. Ndërtimi pa leje po kryhej pranë Parkut të Liqenit Artificial tek Rruga e Elbasanit. Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar dhe pezulluar nga detyra A. G, 45 vjeç, me detyrë specialist pranë Inspektorati Mbrojtjes Territorit, Bashkia Tiranë si dhe G. P., 29 vjeç, me detyrë Inspektor i Kontrollit në terren i Policisë Bashkiake Tiranë. Policia ka arrestuar edhe pronaren që po ndërtonte pa leje, Shiqere Hakaj, 51 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.08.2017, nga ana e Sektorit për Krimin Ekonomiko Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë e shtetases:
Shiqere Hakaj, 51 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, aktivitet privat.
Si dhe u proceduan shtetasit;
A. G, 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Me detyrë specialist pranë Inspektoriati Mbrojtjes Territorit, Bashkia Tiranë.
G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Sabri Tefiku”, me detyrë Inspektor I Kontrollit në terren i Policisë Bashkiake Tiranë.
Proçedimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Ndërtim pa leje, shpërdorim detyre”, pasi sot më datë .21.08.2017, në vendin e quajtur “Rruga e Elbasanit”, pranë Parkut të Liqenit Artificial, shtetasja Shiqere Hakaj ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kopetente në një sipërfaqe ndërtimi (lavazh) prej 150 m2.
Sa më sipër nga ana e Inspektorëve të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje e kanë lejuar duke sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve, në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, prashikuar nga nenet 199/a dhe 248 e 25 i Kodit Penal.
Po në vijim të veprimeve në lidhje me këtë ndërtim pa leje, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u morën masa administrative për punonjësit e policisë ;
– Përjashtim nga Policia i Nd/Specialistit të Policimit në Komunitet që mbulon zonën.
– Pezullimin nga detyra e Patrullës së Policisë që mbulon këtë sektor pranë Komisariatit të Policisë Nr.1.
– Pezullimin nga detyra e Shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Nr.1.
– Pezullimin nga detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë Nr.1.
Po në lidhje me këtë vepër penale nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat janë kryer veprime proçeduriale penale dhe po vazhdojnë të kryhen veprime të tjera mbi dyshimet për implikim të punonjësve të policisë pranë Komisariatit të Policisë nr 1 Tiranë, të cilët kanë marrë dijeni apo nuk kanë kryer detyrat funksionale sipas procedurave standarte të punës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...