Sport

Leipzig-Salzburg do të luajnë në Champions

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 21 June 2017

Leipzig dhe Salzburg mund të marrin frymë lirisht. Të dyja këto klube do të kenë mundësinë të luajnë në Champions League në sezonin e ri 2017-2018.

Dyshimet për skuadrën gjermane dhe atë austriake ishin gritur për shkak të kompanisë “Red Bull”, që mundëson financimin e të dyja klubeve dhe që mund të shkelte nenin 5 të rregullores së UEFA-s për integritetin e kompeticionit, por në fund UEFA vendosi që të mos përjashtojë as Leipzigun dhe as Salzburgun.

Vendimtare në këtë pikë u bënë disa modifikime të kryera nga klubet, të cilat u treguan të afta të eliminonin çfarëdolloj lidhjeje në aspektin individual apo ligjor mes tyre.

-Advertisement-

“Dhoma e gjykimit të Kontrollit Financiar të UEFA-s vendosi që të pranojë si Salzburgun, ashtu edhe Leipzigun, në edicionin e radhës të Champions League”, lexohet në komunikatën e UEFA-s. “Kjo, pasi nuk ka shkelje të nenit 5 të Rregullores për integritetin e kompeticionit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera