Lajme

Leikert: Shqiptarët janë të mirëpritur në BE

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 27 September 2019

Nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU, Katja Leikert, thotë, se Bundestagu do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

Në një intervistë për DW, Leikert tha se shqiptarët janë të mirë pritur në BE.

Leikert shprehu shqetësimin se situata politike e brendshme nuk është demokratike. Referuar këtu braktisjes së parlamentit nga opozita dhe mosfunksionimit të, Gjykatës Kushtetuese.

-Advertisement-

Deutsche Welle: Zonja Leikert, më në fund grupi parlamentar i CDU/CSU-së e dha dritën e gjelbër për çeljen e negociatave, megjithëse për Shqipërinë u vendosën shumë kushte. Si duhet t’i kuptojmë këto kushte?

Katja Leikert: Jemi konsultuar shumë gjatë në Bundestagun gjerman. Për Maqedoninë e Veriut, çështja është relativisht e qartë. Maqedonia e Veriut është zhvilluar shumë pozitivisht, sidomos sa i përket zgjidhjes së çështjes së mosmarrëveshjes për emrin. Me Shqipërinë, padyshim, u morëm shumë të tepër. Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratike në kuptimin tonë.

Opozita ka braktisur parlamentin, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. E dimë se ka ende probleme me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Të gjitha këto janë, natyrisht, gjëra që janë problematike dhe të cilat ne duhet t’i shikojmë nga afër. Por ne thamë po, sepse donim që t’u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre. Shumë shqiptarë po largohen nga vendi, sepse nuk shohin aty perspektivë. Kjo nuk mund të jetë e ardhmja e një vendi. Është një vend shumë i bukur dhe ne duam ta shoqërojmë në rrugën e demokratizimit dhe të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera