Sport

Leicester City mposhtë Chelsean dhe bëhet lider i ri i Premierligës

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 19 January 2021

Leicister City e ka mposhtur Chelsean me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 18-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar ‘King Power Stadium’, golat për skuadrën e drejtuar nga Bernard Rodgers i realizuan Wilfred Ndidi në minutën e 6’ dhe James Maddison në minutën e 41’.

Pas kësaj fitoreje Leicesteri është bërë lideri i ri i elitës së futbollit anglez, duke kryesuar Premierligën me 38 pikë.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Chelsea pas kësaj humbje renditet e 8-ta me 29 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera