Sport

Legjendat që nuk e mbyllën karrierën në ekipin e zemrës

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 10 April 2018

Fernando Torres do të largohet nga Atletico Madrid këtë verë, për të vazhduar karrierën e tij diku tjetër, larg ekipit të zemrës.

Dëshira e sulmuesit ishte që të tërhiqej me fanelën bardhekuqe, në klubin ku konsiderohet legjendë. Por, nuk ishte e mundur.

Historia e Torresit nuk është as e para dhe nuk do të jetë e fundit. Në këtë shekull ka edhe shumë legjenda të tjera të cilët, ndryshe nga sa pritej, nuk e kanë mbyllur karrierën aty ku e kanë nisur.

-Advertisement-

Më poshtë, zbuloni se kush janë futbollistët e mëdhenj që vitet e fundit i kaluan me skuadra të tjera.

Pasi la Realin, Raul luajti për Schalke 04, Al Sadd dhe u tërhoq te New York Cosmos

Xavi do të tërhiqet këtë verë te Al Sadd

Iker Casillas u largua para dy sezonesh nga Reali. Luan për Porton, por nuk dihet se ku do të tërhiqet

Steven Gerrard u largua nga Liverpool në vitin 2015 dhe u tërhoq te Los Angeles Galaxy

Pasi la Barcelonën, Pep Guardiola luajti për Romë, Breshën dhe Al Ahlin. U tërhoq te Dorados de Sinaloa, në Meksikë

Frank Lampard luajti për Manchester City pasi u largua nga Chelsea. U tërhoq te New York City

Alessandro Del Piero luajti për Sydney dhe Dehli Dynamos pasi shkroi historinë me Juven

Pas 17 vitesh te Chelsea, Terry nënshkroi këtë verë me Aston Villa

Roy Keane e mbylli karrierën te Celtic, pasi luajti 14 sezone me Manchester United

Wayne Rooney la Manchester United pas 13 vitesh për t’u kthyer te Evertoni

Gennaro Gattuso, “luftëtari i Milanit, e mbylli karrierën duke luajtur një sezon te Sioni

Rio Ferdinand u tërhoq te QPR, pas shumë sezonesh te Manchester United

Marco Materazzi e la futbollin në Indi, pas shumë vitesh te Interi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera