Sport

‘Legjendat’ kanë një surprizë për skuadrën e Llapit

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 13 March 2018

Të mërkuren duke filluar nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” zhvillohet ndeshja e javës së 23-të mes KF Llapi dhe KF Vllaznia Pozheran, shkruan infokusi.

Tifo grupi ‘Legjendat’ kanë vendosur të jenë në tribuna për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

Ata këtë e kanë konfirmuar me anë të një postimi në faqen e tyre në FB.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i ‘Legjendave’.

“Rikthehemi ne tribuna ?

– Pas një ndeshje bojkot , per disa paknaqesi tona te cilat kan filluar te vihen ne vend , ne konsultim me nengrupe dhe antaret e Legjendave vendosem qe te rikthehemi ne tribuna.

Neser Legjendat , vizitojnë lojtarët nga ora 11:00 ne stervitje ne Zahir Pajaziti , duke i motivuar per ndeshjen e rradhes kunder Vllaznis se Pozheranit.

Ndeshja e rradhes luhet diten e merkure ne ora 14:00 ne Zahir Pajaziti , kunder Vllaznis se Pozheranit ndersa mbledhja e Legjendave fillon nga ora 13:00 tek sheshi i 4deshmorve.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera